Pochettino afër shkarkimit, PSG përpilon listën me nëntë emra – aty edhe Conte e Arteta
Paris Saint Germain me shumë gjasë do të futet në proces të një ndryshimi rrënjësor në skuadër.
Sport
Merkatoja e verës pritet të shoh ndryshime radikale te PSG dhe trajneri Mauricio Pochettino është në mesin e atyre që pritet të lëvizin.
‘L’Equipe’ bën të ditur se Paris Saint Germain tashmë kanë përpiluar një listë me nëntë emra si alternativa për stolin, përcjell lajmi.net.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta është në mesin e atyre që pritet të pranojnë një ofertë nga PSG, bën të ditur i njëjti burim.
Po ashtu edhe emri i Antonio Conte është në këtë listë prej nëntë emrave.
Tash e sa kohë, Zinedine Zidane përmendet si opsion për stolin, por emri i tij nuk është përmendur specifikisht kësaj radhe. /Lajmi.net/