‘Plisat’ reagojnë ndaj Ademit: Së shpejti do të kemi një Kombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka premtuar se të gjitha tifogrupet kosovare shumë shpejtë do ta mbështesin ekipin e ‘Dardanëve’.

Sport

24/06/2019 17:38

Mes emrave si ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, ‘Intelektualët’, ‘Forca’, u përmendën edhe ‘Plisat’ – të katër tifozëritë vazhdon përkrahjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Këta të fundit i kanë reaguar sot kryetarit të FFK-së, duke demantuar tërësisht deklaratën e tij, shkruan lajmi.net.

I pari i këtij tifogrupi, Albert Kastrati në llogarinë e tij në Facebook ka shkruajtuar se shumë shpejtë ”FFK dhe FSHF do të bashkohen dhe do të kemi një Kombëtare”.

Ja postimi i plotë i ‘Tigrit’:

”Shum shpejt FFSH dhe FFK do te bohen bashk dmth veq FFSH po ashtu edhe lojtaret e Kosoves edhe te Shqipris do te bashkohen edhe te bohet nje kombtare, per nje kohe te shkurt krejt tifozet e kosoves do te bohen Plisa..Edhe ne fund edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri po bashkohen me Shqiprine”, shtoi Kastrati. /Lajmi.net/