Plisat kundër ‘tradhtarit’ Januzaj

Plisat kanë shpalosur një transparent kundër vendimit të Adnan Januzajt që të përfaqësojë Belgjikën. Me fjalët e Gjergj Fishtës, ata e cilësuan atë si “tradhtar”.

Sport

26/04/2014 14:51

Grupi i tifozëve Plisat ka kundërshtuar vendimin e Adnan Januzajt që të përfaqësojë Belgjikën.

Ylli i Manchester Unitedit ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të selektorit Marc Ëilmots, në prag të Kampionatit botëror 2014 duke injoruar thirrjet e inkuadrimit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Vendimi i tij ka hidhëruar Plisat që shpalosën një transparent kundër tij në ndeshjen kundër Galil Gilboas në final-four të Ballkan Ligës të premten. Ata me një dedikim të veçantë me fjalët e Gjergj Fishtës

“O Perendi a ndjeve, tradhtarët na lane pa Atdhe, E Ti rrin e gjuen me rrfe, lisat n’për male kot?”, duke e akuzuar për zgjedhjen e bërë.