Plisat ‘kërcënojnë’ Bylbyl Sokolin

Plisat i kanë bërë me dije trajnerit të Prishtinës, Bylbyl Sokoli që të ketë kujdes dhe t’i sqarojë mosmarrëveshjet e tij me portierin Kushtrim Mushica.

Sport

03/02/2015 21:41

Plisat i kanë dalë në mbrojtje portierit Kushtrim Mushica pas lajmit se ai ka mosmarrëveshje me trajnerin e Prishtinës, Bylbyl Sokoli.

Mushica raportohet se është ndëshkuar nga Sokoli, me të cilin ka pasur një përplasje verbale. Dhe, tani ka ardhur reagimi nga Plisat që i kanë bërë me dije Sokolit që të ketë kujdes në raport me Mushicën.

“Bilbil sokoli le te din qe osht ka e nguc nje djal te Prishtines edhe i kemi kallzu njhere, na mo nuk flasim veqveprojm”, ka shkruar në Facebok kreu i Plisave, Albert Kastrati.