Plani i Real Madridit për verë: Shitje po, transferime jo

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verën e ardhshme.

Sport

19/05/2021 08:55

Klubi madrilen që ka humbur shumë para, do largojë disa nga yjet kryesorë me objektivin të fitojë sa më shumë para për të financuar disa arritje, me Kylian Mbappe si prioritet për Florentino Perezin, transmeton lajmi.net.

Kjo nënkupton që një numër i lojtarëve që u huazuan verën e kaluar, ndoshta do shiten.

Lojtarët si Brahim Diaz, Dani Ceballos, Jesus Vallejo, Luka Jovic dhe Takefusa Kubo që u huazuan verës së kaluar, mund të shiten sepse prioriteti i “Los Blancos” është të fitojë para.

Rikthimi i Odegaardit

Shitjet do ndodhin, por jo në të gjitha çështjet dhe për të gjithë lojtarët që janë huazim, ngase do këtë disa situata më ndryshe.

Për shembull, Martin Odegaard që është huazim te Arsenal do rikthehet në skuadër pasi mungojnë mesfushorët, sidomos duke marrë parasysh se Isco pritet të largohet.

Situatat e lojtarëve të tjerë që janë huazim:

Janë dy lojtarë që janë huazim për me shumë se një vit në destinacione të ndryshme. Reinier te Dortmund dhe Borja Mayoral te Roma.

Braziliani ka kaluar një edicion të dobët te Dortmund, andaj plani është të gjejë skuadër të re që të vazhdojë të rritet.

Ndërsa, situata e Mayoral është pak më ndryshe sepse Roma synon ta kompletoi transferimin, njësoi si AC Milan me Brahim Diazin.

Situata më e dyshimte do jetë me sulmuesin Gareth Bale. Pavarësisht paraqitjeve të mira që nga koha kur u shkarkua Mourinho, duket e qartë se klubi anglez do ta rikthejë në “Santiago Bernabeu”.

Gjëja me logjike për Realin është ta shesë sepse lidhja mes klubit dhe futbollistit, nuk është si më herët, më saktësisht që nga largimi i CR7./Lajmi.net/