Plani i presidentit të Juventusit për ta mposhtur Real Madridin dhe Barcelonën
Andrea Agnelli dëshiron ta bëjë Juventusin ekipin më të madh në botë.
Sport
Juventus synon të bëhet klubi numër një në botë.
Presidenti i “Bianconerëve”, Andrea Agnelli ka thënë se punon për ta bërë realitet, objektivin e madh të ekipit nga Torino.
“Duam të bëhemi numër një në botë. Do të bëjmë planifikime, njërin pas tjetrit, hapat e fundit të nevojshëm për ta realizuar”, deklaroi Agnelli, përcjell “lajmi.net”.
Juventus dëshiron ta rivalizojë Real Madridin dhe Barcelonën për titujt kryesorë për klube. /Lajmi.net/