Plagosja dhe rrëmbimi i serbit në veri, Musliu: Kush s’është në vijë me Vuçiqin shpallet spiun

Kreu i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka reaguar ndaj heshtjes së Listës Serbe, partisë së afërt me Beogradin dhe regjimin e Aleksandar Vuçiqit, pas rrëmbimit dhe plagosjes së serbit Milan Vukashinoviq tetë ditë më parë në territorin e Kosovës. Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe dhe njerëz të afërt me Milan Radoiçiqin, për…

Lajme

10/11/2025 16:53

Kreu i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka reaguar ndaj heshtjes së Listës Serbe, partisë së afërt me Beogradin dhe regjimin e Aleksandar Vuçiqit, pas rrëmbimit dhe plagosjes së serbit Milan Vukashinoviq tetë ditë më parë në territorin e Kosovës.

Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe dhe njerëz të afërt me Milan Radoiçiqin, për t’u dërguar më pas në Serbi. Sipas raportimeve, ai është plagosur dhe ndodhet në trajtim spitalor.

Musliu ka theksuar se Lista Serbe dhe organizatat joqeveritare serbe, përfshirë ato që financohen nga Bashkimi Evropian, nuk kanë reaguar ende për këtë rast, duke mos treguar guxim për të kërkuar një hetim publik dhe transparent.

Sipas tij, heshtja e tyre para një akti të tillë kriminal është e papranueshme dhe tregon varësinë e tyre politike nga Beogradi.

“Lista Serbe, një subjekt politik që pretendon se përfaqëson interesat e serbëve lokalë në Kosovë, hesht para një krimi kaq mizor ndaj një serbi të Kosovës. A i bie që kushdo që nuk është në vijë me Listën Serbe, Milan Radoiçiq apo me komandën politike të Vuçiqit, bëhet ‘spiun’ brenda natës? Lista Serbe apo OJQ serbe s’kanë asgjë për të thënë për këtë?”, ka deklaruar Musliu.

Plagosja dhe rrëmbimi i serbit në veri, Musliu: Kush s’është në vijë me Vuçiqin shpallet spiun.