Plagosi një person me armë, përfundon në burg i dyshuari
Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar…
Lajme
Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.
Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.
Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.