Plagosi dy gra, gjuajti policinë, qëlloi veten me armë: Zbardhet raporti për rastin në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka treguar edhe njëherë kronologjinë e rastit të djeshëm në Fushë Kosovë, që si bilanc pati 2 gra të plagosura e një burrë të vrarë. Policia në raport thotë se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri…

Lajme

29/01/2023 08:57

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka treguar edhe njëherë kronologjinë e rastit të djeshëm në Fushë Kosovë, që si bilanc pati 2 gra të plagosura e një burrë të vrarë.

Policia në raport thotë se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati, transmeton lajmi.net.

Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK.

Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor.

Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit. /Lajmi.net/