Plagoset një person në Hajvali, policia jep detaje
Një person është plagosur me armë zjarri sot në Hajvali të Prishtinë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri sot në Hajvali të Prishtinë.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.” ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti ka shtuar se janë në kërkim të një personi të dyshuar.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull.” shtoi Ahmeti./Lajmi.net/