Plagoset një 15-vjeçar në Prishtinë, identifikohet i dyshuari
Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë
Lajme
(I plotësuar) – 15-vjeçari që u plagos para pak minutash te xhamia e Çarshisë në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetë, ka deklaruar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Ajo ka bërë të ditur se i riu është plagosur në këmbë.
***
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, i të njëjtës moshë me viktimën, është identifikuar dhe është në kërkim, shkruan lajmi.net
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe ende nuk dihet motivet e këtij incidenti. /lajmi.net