Pjesë e parë e qetë mes Atletico Madrid dhe Chelsea

Pas 45 minutave të zhvilluara, Atletico Madrid dhe Chelsea nuk kanë arritur të shënojnë ndonjë gol.

Sport

23/02/2021 21:49

Të dy skuadrat kishin raste shënimi për gol, mirëpo nuk i shfrytëzuan asnjëra, shkruan lajmi.net.

Së pari, Thomas Lemar në minutën e 14-të pati një rast të mirë, mirëpo goditja e tij nuk përfundoi në portë.

Timo Werner në anën tjetër, lëshoi një rast shumë të mirë shënimi pasi nuk goditi topin shumë mirë dhe ishte një pritje e lehtë për Jan Oblak./Lajmi.net/