Pjanic në lot, teksa feston transferimin te Barcelona

Miralem Pjanic po feston transferimin te Barcelona, si suksesin më të madh në karrierë.

Sport

02/07/2020 08:52

I lindur në Tuzla, Pjanic fëmijërinë e kaloi në Luksemburg, ku familja e tij emigroi shkaku i luftës në Bosnjë.

Pikërisht në Luksemburg, Pjanic dhe familjarët e tij janë mbledhur për të festuar transferimin e tij te Barcelona.

Ky grumbullim familjar, dhuroi edhe emocione, me mediet në Bosnjë që raportojnë se Pjanic nuk ka mundur edhe t’u përmbahet lotëve.

Kujtojmë se Pjanic kaloi te Barcelona si pjesë e shkëmbimit me Arthur, që do të kalojë te Juventus./Lajmi.net/

YouTube player