Pjanic në ‘Jmedical’ i shoqëruar nga mjekët e skuadrës së Barcelonës – gjithçka drejt finalizmit

Miralem Pjanic ka mbërritur në qendrën mjekësore të Juventus.

Sport

28/06/2020 10:07

Pjanic do të kalojë te skuadra e Barcelonës, në një marrëveshje që sheh Arthur Melon të shkojë në Torino.

Para finalizimit të marrëveshjes, lojtarët po kryejnë testet mjekësore, ku aktualisht brazliani është duke finalizuar testet.

Së fundmi, në qendrën mjekësore ka arritur edhe boshnjaku Pjanic, i cili është i shoqëruar nga mjekët e skuadrës katalane, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të kryej testet në ‘JMedical’ për shkak të fluturimeve të limituara për Spanjë.

Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët do të kalojnë testet mjekësore, për të finalizuar më pas marrëveshjen. /Lajmi.net/