Pirlo në Juventus ka fillim më të dobët sesa Luigi Delneri i harruar
Andrea Pirlo po përballet me presion të madh në stolin e Juventusit.

Sport
Juventusi luajti një lojë të dobët kundër Barcelonës, ku u mund 0-2. Paraqitje të mira për skuadrën e Pirlos nuk ka pasur as në Serie A.
Pirlo, ka fillimin më të keq në stolin e Juventusit, që kur Andrea Agnelli është në krye të klubit.
Andrea Agnelli ka marrë drejtimin e Juventusit në vitin 2010, dhe nga ajo kohë, asnjë trajner nuk ka pasur fillim më të dobët se Pirlo.
Në gjashtë javët e para, Juventus dhe Pirlo kanë vetëm dy fitore, tri barazime dhe një humbje.
Fillim më të mirë se Pirlo, ka pasur edhe Luigi Delneri i harruar, me katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Conte kishte një rekord prej tri fitoreve dhe tre barazimeve. Më i miri ishte Massimiliano Allegri, që numëron gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para. Sarri filloi me katër fitore dhe dy barazime./Lajmi.net/