Pirja e marihuanës bëri që ky burrë të përjetojë ereksion 12 orë rresht
Një burrë 32-vjeçar ka marrë tretman mjekësor si pasojë e një ereksioni të zgjatur për 12 orë.
Fun
Mjekët thanë se arsyeja kryesore e zgjatjes së ereksionit ishte përdorimi i shpeshtë i marihuanës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Një ekip mjekësh në Qendrat Mjekësore të Coliseum në Macon, Xhorxhia, SHBA, thotë se ky case rasti i parë i njohur i priapizmit të lidhur me kanabis në një pacient.
Priapizmi është zgjatja e ereksionit që sjellë dhimbje, e që zgjat zakonisht më shumë se katër orë dhe nuk ka lidhje me aktivitetin seksual.
Në rast se nuk mjekohet, gjendja mund të shkaktojë dëme të përhershme në penis. Gjendja shkaktohet shpesh si pasojë e përdorimit të medikamenteve pa recetë, siç janë ato kundër depresionit apo drogave siç është kokaina.
Kjo është hera e parë që studiuesit kanë regjistruar një rast në të cilin priapizmi besohej të jetë shkaktuar nga përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit.
Hulumtuesit bënë të ditur se burri i apostrofuar është në gjendje të rregullt shëndetësore. /Lajmi.net/