Pioli pas fitores ndaj Napoli: Inter akoma favoritët për ‘Scudetto’

Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes së Milan kundër Napolit.

Sport

07/03/2022 09:53

Milan fitoi derbin e javës kundër Napoli, për të marrë përkohësisht kreun e tabelës, me një ndeshje më shumë sesa Inter.

Trajneri i Milan, përkundër lidershipit në tabelë, akoma beson se Inter janë skuadra favorite për titullin.

“Inter janë akoma favoritët, sepse ata janë kampionët në fuqi dhe kanë një ndeshje në dorë”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ata janë skuadër e fortë që e dinë se çfarë do të thotë fitorja. Sa më parë të kemi një tabelë me gjitha skuadrat që kanë numrin e njëjtë të ndeshjeve, aq më parë mund të gjykojmë”, shtoi italiani.

Milan bëri mbrëmë një ndeshje shumë të mirë përballë Napoli, që edhe u shpërblye me tri pikët. /Lajmi.net/