Pioli: Ne duam të dëshmojmë se jemi një ekip i nivelit të lartë

Trajneri i Milanit Stefano Pioli ka dhënë një intervistë të shkurtër para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Sport

08/07/2021 15:36

AC Milan ka filluar sot stërvitjet para fillimit të sezonit të ri 2021/22, shkruan lajmi.net.

Trajneri i “Rossonerëve”, Pioli ka dhënë një intervistë para fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri:

“Këtë sezon ne duam të konfirmojmë se jemi një ekip i nivelit të lartë. Në Itali janë shtatë skuadra të forta me të cilat do të duhet të luftojmë, ndërsa në Evropë ne duam të bëjmë surprizë”.

Italiani ka komentuar edhe për situatën e futbollistëve të tij para fillimit të përgatitjeve.

“Romagnoli do të mbetet kapiten por forca e një skuadre është të kesh më shumë se një kapiten. Ne do të caktojmë zëvendëskapitenët së bashku”.

“Kessie është rritur shumë, ashtu si shumë prej shokëve të tij të skuadrës. Ai ka dhënë shumë, por gjithsesi mund të rritet akoma. Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne. Unë kam folur shpesh me të këtë verë, ai është i qetë dhe i motivuar, ai do të kthehet edhe më i fortë se sa ishte më parë”.

Me Ibrahimovic  ne kemi folur çdo ditë. Ai që e operoi ishte i kënaqur. E gjeta në gjendje të mirë, por do të na duhen edhe dy javë për ta parë përsëri duke vrapuar. Calabria pati një vizitë dje dhe shkoi mirë. Ai nuk do të jetë në gjendje të startoj me grupin menjëherë, por do ta bëj së shpejti. Nga ana tjetër Bennacer po bën mirë dhe është gati ti bashkohet grupit”, përfundoi Stefano Pioli. /Lajmi.net/