Pioli kandidati kryesor i Aurelio De Laurentiis për postin e trajnerit të Napolit, Conte mbetet një ëndërr e madhe

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është kandidati kryesor i Aurelio De Laurentiis për postin e trajnerit të Napolit, ndërsa Antonio Conte mbetet një ëndërr e madhe. Napoli pritet të punësojë një trajner të ri për sezonin 2024-2025, përveç nëse trajneri i përkohshëm Francesco Calzona arrin të fitojë një vend në top-katërshe këtë sezon. Sipas gazetës…

Sport

28/02/2024 13:44

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është kandidati kryesor i Aurelio De Laurentiis për postin e trajnerit të Napolit, ndërsa Antonio Conte mbetet një ëndërr e madhe.

Napoli pritet të punësojë një trajner të ri për sezonin 2024-2025, përveç nëse trajneri i përkohshëm Francesco Calzona arrin të fitojë një vend në top-katërshe këtë sezon.

Sipas gazetës “Il Mattino”, Vincenzo Italiano i Fiorentinës dhe Stefano Pioli i Milanit janë kandidatët kryesorë për këtë rol gjatë verës. Megjithatë, trajneri i kuqezinjve duket se është në pole position’ për të marrë drejtimin e napolitanëve.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në qershor 2025, por raportet në rritje në Itali sugjerojnë se kuqezinjtë do të ndajnë rrugët me trajnerin e lindur në Parma në fund të sezonit.