Pilula që zgjerohet në stomak, dyfishon shanset e humbjes së peshës

Shkenca ka bërë një hap të madh drejt obezitetit me zbulimin e fundit – hapin që zgjerohet në stomak.

Lifestyle

30/04/2019 08:45

Ky hap, sipas shkencëtarëve, do t’iu ndihmojë personave në nevojë të humbjes së peshës t’i dyfishojnë shanset e të dobësuarit, transmeton lajmi.net.

Kapsula merret 20 minuta përpara vakteve ushqimore, aq sa i nevojitet për t’u zgjeruar në lukth dhe për t’ia shtuar ndjesinë e të ngopurit.

Medikamenti në fjalë mbushë një çerek të barkut duke absorbuar ujë. Ai mund të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Shkencëtarët iu kërkuan 223 personave, pjesë e eksperimentit, që të merrnin tri pilula para drekës dhe darkës, ndërsa këta të fundit ishin në një dietë të moderuar – duke ngrënë 300 kalori më pak në ditë.

Krahasuar me më shumë se 200 njerëz që merrnin pilula kundër sheqerit, ata që kishin pilulat zgjeruese kishin dy herë më shumë gjasa të humbnin 5 për qind ose më shumë nga pesha e tyre trupore.

Kapsula funksioni për 59 për qind të njerëzve që ishin pjesë e eksperimentit, të cilët humbën afro 10 kilogramë dhe ranë në dy madhësi më të vogla në veshje, tek pjesa e belit.

Studimi, i paraqitur në Kongresin Evropian mbi Obezitetin në Glasgou, gjeti pak efekte anësore nga pilula zgjeruese përtej problemeve të lehta gastrointestinale, si fryerja dhe dhimbjet e barkut. /Lajmi.net/