Petrit Hajdari thirrje: Dilni, votoni – Për veten, për familjen, për qytetin

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në orët e fundit të procesit zgjedhor. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar rëndësinë e çdo vote për të ardhmen e përbashkët: “Të dashur qytetarë, ka mbetur edhe një orë për ta shfrytëzuar…

Lajme

12/10/2025 18:22

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në orët e fundit të procesit zgjedhor.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar rëndësinë e çdo vote për të ardhmen e përbashkët:

“Të dashur qytetarë, ka mbetur edhe një orë për ta shfrytëzuar të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj e të komunës sonë. Dilni, votoni! Për veten, për familjen, për qytetin!”

Hajdari u bëri thirrje të gjithëve që të mos e humbasin këtë mundësi për të ndikuar në drejtimin e ri të Drenasit.