Petit flet për gjasat e transferimit të Abraham tek Arsenali

Një nga ish-lojtarët e Arsenal, Emmanuel Petit ka folur për gjasat që ‘Gunners’ të transferojnë yllin e Romës, Tammy Abraham.

Sport

05/04/2022 19:18

Abraham ka shkëlqyer në aventurën e tij te Roma dhe është në mesin e sulmuesve më produktiv në vitin kalendarik 2022.

Petit beson se Abraham preferon të kthehet në Angli dhe Arsenal është skuadra që mund t’ia ofrojë një mundësi të tillë.

“Jam goxha i sigurt që ai dëshiron të kthehet në Angli”, ka thënë Petit, transmeton lajmi.net.

“Ai do të përshtatej në mënyrë perfektë te skuadra e Arsenal”, shtoi francezi.

Abraham ka qenë pjesë e Premier League sa luante me Chelsea. ‘Blutë’ nuk patën hapësira për të. Pjesa tjetër e Londrës mund t’i ofrojë mundësinë e dytë. /Lajmi.net/