Pështjellim total në Turqi: “Vrasësi” i Stambollit nuk është Jahe Mashprapov (Video)

Shtetasi i Kirgizisë, Jahe Mashrapov, të cilin mediat më të fuqishme botërore e “identifikuan” si vrasësin nga klubin i natës së Stambollit “Reina”, nuk është fajtor për krimin, raporton agjencia Akipress.

Bota

03/01/2017 16:57

Mashrapov në një deklaratë për agjencinë e Kirgizisë ka thënë se ai ka qenë në Stamboll gjatë festës së fundvitit, si dhe policia e ka marrë në pyetje, por është lëshuar në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Këto informacione vetëm sa e kanë shtuar hutinë në kërkimin për sulmuesin vdekjeprurës të ndërrimit të moteve, por edhe kanë treguar se mediat në mbarë botën vrapojnë pas lajmeve sensacionale dhe të pakonfirmuara.

Një numër i madh i mediave turke, por edhe ato botëror si “Republika” italianë, “Sky” dhe “Buzzfeed” kanë publikuar fotografinë e faqes së parë të pasaportës së Jahe Mashrapovit ku shihet fotoja e tij.

“Kam qenë në udhëtim me punë. Kam arritur në Stamboll nga Bishkeku më 1 janar, dhe kur kam kryer punë jam kthyer në aeroport që ta kapi fluturimin e parë. Policia me ndaloi, me morën në pyetje një orë, me çka u vonova për ta zënë fluturimin, e më pas me kërkuan falje, duke me thënë se ngjajë në personin që ka fletarrest dhe me lëshuan”, theksuar ai.

Edhe pse mediat kanë insistuar se sulmuesi është identifikuar, zyrtarët turq ende nuk e kanë konfirmuar se ai është sulmuesi i klubit “Reina”, derisa shërbimet informative të Kirgizisë kanë njoftuar se janë në kontakt me autoritetet turke.

Jahe Mashropov

Personi që ende nuk është identifikuar dhe që besohet se është sulmuesi i klubit “Reina” në Stamboll

“Nuk e di kush është autori, dhe as nuk e di se si pasaporta ime arriti të dalë në rrjetet sociale. Kur ka ndodhur sulmi unë isha në Kirgizi, nuk kam lidhje me kurrfarë terroristi. Shkoj në Stamboll për punë qe pesë vjet rresht”, ka thënë ai.

Televizioni “CNN Turk” ka njoftuar se “besohet se sulmuesi është me prejardhje nga Kirgizia”.

Në ndërkohë, mediat kanë publikuar një video selfie të vrasësit. Siç thuhet, agjencia Dogan e ka marrë këtë video nga policia, por nuk dihet se nga ka rrjedhur kjo video, kush është autori dhe as kush është personi në video i dyshuar për vrasjen e 39 personave në klubin elitar të Stambollit më 1 janar.  /Lajmi.net/