Pesë zëvendësime do të lejohen në Serie A edhe në sezonin 2021/22

Kampionati i Italisë ka konfirmuar se do të lejojë pesë zëvendësime brenda një ndeshje.

Sport

29/07/2021 22:53

Pas pandemisë ishte marrë vendim që mund të bëhen pesë zëvendësime gjatë një ndeshje futbolli shkaku i lodhjes së lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Ky rregull do të vazhdojë të aplikohet edhe në sezonin 2021/22 në Serie A.

Pesë zëvendësime do të mund të bëhen gjatë tri ndërprerjeve të ndeshjes, pa llogaritur zëvendësimet që bëhen pas pjesës së parë.

Ndërkohë në rast se ndeshja shkon në vazhdime që mund të ndodh në Coppa Italia, atëherë skuadrat kanë të drejtë të bëjnë edhe një zëvendësim gjithësejtë gjashtë gjatë 120 minutave.

Në anën tjetër ky rregull nuk do të vazhdoj të aplikohet më në Premier Ligën e Anglisë që kanë vendosur të mbajnë rregullin e tre zëvendësimeve. /Lajmi.net/