Pesë lojtarët që Barca mund t’i përfshijë në ofertën për Lautaro Martinez

Barcelona do të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez.

Sport

17/04/2020 23:00

Ylli argjentinas ka pasur paraqitje spektakolare me skuadrën e Inter, duke fituar vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

‘Calciomercato’ shkruan se Barcelona ka gati pesë emra të cilët mund  t’i përfshijë në ofertën për Lautaro, transmeton lajmi.net.

Antoine Griezmann thuhet të jetë një nga emrat që mund të niset drejt ‘San Siro’, në këmbim të kartonit të sulmuesit të Inter.

Arturo Vidal, Nelson Semedo, Carles Alena dhe Junior Firpo janë alternativat tjera që përmenden si mundësi.

Ndërkohë, Semedo thuhet të ketë pranuar një ofertë nga Barcelona, e cila do ta mbante atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2025. /Lajmi.net/