Përzgjedhësi kroat plot mllef: Ata nuk ishin tifoz, ata ishin terrorist!
“Këta nuk janë tifozë kroatë, por terroristë. Ajo që me dhemb mua është që shteti nuk dëshiron të përballet me ta. Ky është akt terrorist që e kanë bërë dhjetë prej tyre, jo më shumë. Shpresoj që do të identifikohen dhe të përfundojnë atje ku e kanë vendin”, ka thënë përzgjedhësi kroat, Ante Çaçiq.
Sport
Përzgjedhësi i Kroacisë e ka dënuar ashpër sjelljen e tifozëve kroat në ndeshjen kundër Çekisë në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit (2:2), duke theksuar se ata nuk janë tifozë, por terroristë.
“Të zjarrtit” udhëhiqnin 2:0 deri në minutën e 76-të, para se Milan Shkoda dhe me pas Tomash Necid nga penalltia në minutën e 94-të të barazonin rezultatin, transmeton lajmi.net.
“Këta nuk janë tifozë kroatë, por terroristë. Ajo që me dhemb mua është që shteti nuk dëshiron të përballet me ta. Ky është akt terrorist që e kanë bërë dhjetë prej tyre, jo më shumë. Shpresoj që do të identifikohen dhe të përfundojnë atje ku e kanë vendin”, ka thënë përzgjedhësi kroat, Ante Çaçiq.
UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore kundër Kroacisë, dhe ka mundësi që edhe të përjashtohen krejtësisht nga Kampionati. /Lajmi.net/