Përse disa njerëz qajnë kur janë të lumtur

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse njerëzit qajnë kur janë të lumtur, qeshin kur janë nervozë dhe ulërijnë kur janë të ekzaltuar?

Fun

26/03/2016 17:02

Përgjigjja, sipas shkencëtarëve, është se kjo është një mënyrë që i lejon njerëzit të ruajnë ekuilibrin emocional dhe t’i mbajnë ndjenjat e forta nën kontroll.

Sipas psikologes Oriana Aragon, e cila udhëhoqi studimin e realizuar nga Universiteti i Yale, reagime të tilla rezultojnë se ndodhin kur njerëzit janë të tejmbushur me emocione në forta, dhe ata që zgjedhin këtë mënyrë e marrin veten më shpejt dhe më mirë nga emocionet e forta që ndjenjë.

“Këto të dhëna na ndihmojnë edhe më shumë për të kuptuar sesi njerëzit i shprehin dhe i kontrollojnë emocionet, që është shumë e rëndësishme, pasi lidhet me shëndetin mendor dhe fizik, me cilësinë e marrëdhënies me të tjerët, e deri tek sa mirë punojnë njerëzit me njëri – tjetrin”, u shpreh psikologia Aragon, për “The Independent”, shkruan tvklan.