Përpos Barcelonës edhe Dortmund i bashkohet garës për Christensen
Borussia Dortmund është skuadra më e fundit e interesuar për nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Chelseas, Andreas Christensen.

Sport
Christensen është i lidhur me largimin nga Chelsea pas nuk kanë gjetur “gjuhën e përbashkët” për rinovim, derisa ishte i lidhur me kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, gazetari i ‘Bild’, Christian Falk raporton se Dortmund është gjithashtu në garë për shërbimet e danezit.
Sipas tij, Christensen nuk do rinovojë me Chelsean pasi edhe ka ndryshuar agjentin, që është duke negociuar me klubet e tjera të interesuara./Lajmi.net/
TRUE✅ @BVB is interested in Andreas Christensen (25). The Player was in good talks with @ChelseaFC in August for a new contract. But since November Christensen has a new agent who is talking with interested clubs again. Christensen is a free agent in summer pic.twitter.com/svWCL1IKp2
— Christian Falk (@cfbayern) January 13, 2022