Përplasja Mario Rui-Gattuso, reagon agjenti i lojtarit

Mario Rui nuk e ka përfunduar stërvitjen e fundit në mënyrën e përsosur.

Sport

05/03/2021 20:43

Kjo pasi që sipas spekulimeve nga mediat italiane, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso e ka përjashtuar nga stërvitja portugezin, transmeton lajmi.net.

Mario Giuffredi, i cili është agjent i mbrojtësit portugez, duke folur për “Radio KissKiss”, ka sqaruar situatën e krijuar.

“Si çdo herë gazetarët e Napolit janë të parët në botë, sepse kam dëgjuar që është përjashtuar nga Gattuso, ose që ishte trajtuar keq një lojtar i Primaveras”, tha ai.

“Të gjitha këto gjëra nuk janë të vërteta dhe nuk janë verifikuar”, shtoi ai.

“Veçanërisht sepse Mario Rui është një person i afërt me të rinjtë e Primaveras kur vijnë tek skuadra e parë dhe i cilëson si vëllezër të vegjël”, tha Giuffredi.

“Kështu që janë gjëra të pavërteta, nuk ka pasur ndonjë problem me asnjë djalë apo me Gattuson”, tha Mario Giuffredi./Lajmi.net/