Përparim Rama i kundërpërgjigjet VV-së: Nuk e kam bllokuar unazën e kryeqytetit – s’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të VV-së që të njëjtit pretendojnë që i njëjti ka bllokuar dhe ka ngecur në menaxhimin e disa fushave në Prishtinë. Mbrëmë, Rama tha se tendencat dhe proceset që ai ka bërë në kryeqytet, siç thotë ai, janë të pastra. “Unë e di kush jam, e…

Lajme

20/10/2026 08:45

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të VV-së që të njëjtit pretendojnë që i njëjti ka bllokuar dhe ka ngecur në menaxhimin e disa fushave në Prishtinë.

Mbrëmë, Rama tha se tendencat dhe proceset që ai ka bërë në kryeqytet, siç thotë ai, janë të pastra.

“Unë e di kush jam, e di kush është Përparim Rama. E di çka mendoj, çka bëj, çka besoj se çka du me bë. Të gjitha proceset janë të paqta si loti për të mirën e kryeqytetit, për të mirën e gjithë vendit, edhe nuk i kuptoj ata qysh mendojnë aq mbrapsht”, u shpreh Rama.

“Mendësia ime e pastër, pozitive, pro-zhvillimore, ma jep fuqinë për me u ballafaqu me të gjitha këto, sepse e di që nuk e kanë me mu, e kanë me vetveten. Nuk jam unë që e kam bërë ata bërllok, janë ata, s’jam unë që e kam bllokuar unazën e kryeqytetit, janë ata”, tha i pari i Prishtinës.

Ai pos tjerash tha se askush s’ka se çfarë t’i bëjë në lidhje me proceset dhe projektet e kryera në Prishtinë, pasi ripërsëriti edhe një herë që sipas tij, ai është i pastër në të gjitha veprimet që ka ndërmarrë.

“Nuk kanë çfarë të më bëjnë asgjë, kurrë, as sot, as sot e 500 vjet nuk kanë çka më bëjnë. Pse? Sepse jam i pastër në procese”, u shpreh Rama në Klan Kosova.