Nën ndikim të alkoolit, dyshohet se sulmoi një person në Qendrën e Azilit në Magure
Një shtetas i Algjerisë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas të Turqisë në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa i dyshuari dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit. “Është raportuar se në Qendrën e Azilit, i…
Lajme
Një shtetas i Algjerisë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas të Turqisë në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa i dyshuari dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Është raportuar se në Qendrën e Azilit, i dyshuari mashkull shtetas algjerian, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Turqisë me qëndrim të përkohshëm në këtë qendër”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/