PSG – Barcelona, formacionet e mundshme
Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me të dyja skuadrat që synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive në garën më prestigjioze evropiane për klube. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris, duke…
Sport
Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me të dyja skuadrat që synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, në Paris, duke nisur nga ora 21:00, ku kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja, do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas përballë skuadrës katalanase. Të dyja ekipet kanë regjistruar nga dy fitore në dy ndeshjet e para të kësaj faze dhe aktualisht kanë nga gjashtë pikë.
Skuadra e Luis Enriques vjen në këtë përballje pas fitores 4:2 ndaj Manchester Cityt, ndërsa Barcelona e Hansi Flickut triumfoi 4:1 në udhëtim ndaj Galatasarayt. Këto rezultate dëshmojnë potencialin ofensiv të të dyja skuadrave, të cilat pritet të kërkojnë golin që nga minutat e para.
Vëmendja do të jetë te yjet e të dyja ekipeve, me Ousmane Dembelen dhe Khvicha Kvaratskhelian në njërën anë, ndërsa Barcelona mbështetet te talenti i Lamine Yamalit dhe rikthimi i Raphinhas në formacionin titullar.
Megjithatë, Flick përballet me probleme në repartin defensiv, pasi Jules Kounde dhe Eric Garcia janë jashtë për shkak të lëndimeve, ndërsa edhe Andreas Christensen nuk pritet të jetë i gatshëm. Në anën tjetër, PSG-ja do të jetë pa mbrojtësin Nuno Mendes, i cili gjithashtu është i lënduar.
Përballja pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në garën për pozitat e para në fazën e ligës, ndërsa një fitore do t’i jepte njërës prej tyre avantazh në këtë duel të drejtpërdrejtë mes dy pretendenteve për trofeun.
Këto janë formacionet e mundshme:
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Digne; Ruiz, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Barcelona (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Digne; Vitinha, Neves, Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.