Përmbledhje e paraqitjes së Adama Traore – u shpall lojtari i ndeshjes në debutim me Barcelonën

Adama Traore ka bërë debutimin e tij në rikthimin te Barcelona, në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Sport

07/02/2022 20:51

Ylli spanjoll është kthyer në ‘Camp Nou’ për një aventurë të dytë, dhe kësaj radhe e ka nisur për mrekulli.

Adama pati besimin e Xavi që të ishte startues ndaj Atletico dhe besimin e trajnerit e justifikoi shumë mirë, përcjell lajmi.net.

Traore u shpall lojtari i ndeshjes. Ai kishte kontribuuar me një asistim, por përveç kësaj, ishte i pandalshëm në driblime.

Adama Traore ishte i papërmbajtshëm ndaj Hermoso, duke mos e llogaritur fare për kundërshtar.

Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së tij. /Lajmi.net/