Përleshje me thika afër shkollës “Ismail Qemaili”, viktima në QKUK, një i mitur në stacion policor

Rreth orës 14:45 minuta në afërsi të shkollës fillore "Ismail Qemaili" në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë.

Lajme

19/01/2021 16:21

Njëri nga personat e përfshirë në përleshje ka përfunduar në QKUK derisa një tjetër i mitur po qëndron në stacion të policisë si i dyshuar”, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net nga policia e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit. /Lajmi.net/