Përplasje në “Ferma VIP”/ Vanesa Sono shpërthen në lot pas pyetjes së Henrit

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në spektaklin Ferma VIP, ku një bisedë e thjeshtë mes banorëve është kthyer në një debat emocional. Protagonistë të momentit kanë qenë Vanesa Sono dhe banori më i ri, Henri. Gjithçka nisi si një pyetje nga ana e Henrit lidhur me jetën sentimentale të këngëtares, konkretisht raportin e…

ShowBiz

08/05/2026 15:13

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në spektaklin Ferma VIP, ku një bisedë e thjeshtë mes banorëve është kthyer në një debat emocional. Protagonistë të momentit kanë qenë Vanesa Sono dhe banori më i ri, Henri. Gjithçka nisi si një pyetje nga ana e Henrit lidhur me jetën sentimentale të këngëtares, konkretisht raportin e saj me Indriti.

I pyetur nëse e sheh këtë lidhje si afatgjatë, Vanesa u përgjigj pa hezitim: “po”. Biseda vijoi edhe më tej, duke prekur ish-partnerin e saj jashtë fermës, për të cilin ajo pranoi se pret një përballje apo “kërkesë llogarie” pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur Henri preku një temë shumë personale: marrëdhënien e Vanesës me vëllanë e saj. Duke iu referuar një momenti të mëparshëm në ekran, ku ata u shfaqën shumë të afërt dhe shkëmbyen një puthje në buzë, ai kërkoi sqarime.

Kjo ishte pika ku tensioni shpërtheu. E prekur dhe e irrituar, Vanesa nuk arriti të përmbajë emocionet dhe reagoi mes lotësh. Ajo e cilësoi marrëdhënien me vëllanë si “të shenjtë”, duke shtuar se e konsideron atë si “bebin” e saj dhe se një gjest i tillë nuk ka asnjë domethënie tjetër për ta.

Pas debatit, këngëtarja u largua nga biseda dhe u shfry me banorët e tjerë, duke vendosur një kufi të qartë:

“Kur vjen puna te vëllai im, askush nuk guxon ta përmendë.”