Përjashtim Special

Kremtimi i një goli nga futbollistët mund të jetë i rëndomtë, por ka edhe të atillë që kanë një mënyrë origjinale për ta  bërë këtë. Mirëpo, vështirë se keni parë dikë që iu gëzua golit në mënyrë të ngjashme si një futbollist amator në ndeshjen mes Ponticellit dhe Riolo Termes. Edhe pse realizoi një gol…

Sport

11/02/2014 10:22

Kremtimi i një goli nga futbollistët mund të jetë i rëndomtë, por ka edhe të atillë që kanë një mënyrë origjinale për ta  bërë këtë.

Mirëpo, vështirë se keni parë dikë që iu gëzua golit në mënyrë të ngjashme si një futbollist amator në ndeshjen mes Ponticellit dhe Riolo Termes.

Edhe pse realizoi një gol të thjeshtë duke e dërguar topin në portë pas një gabimi nga portieri kundërshtar, sulmuesi festoi si i çmendur dhe i ndjekur nga bashkëlojtarët e tij shkoi drejt bankinës dhe e çau me kokë pjesën anësore të saj.

Por, pak sekonda më vonë gëzimi iu shndërrua në hidhërim pasi gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.