Perisic ‘kërcënon’ Realin: Duam të përfundojmë të parët në grup

Anësori i Interit, Ivan Perisic theksoi se ai është 'i uritur dhe dëshiron të fitojë' përpara ndeshjes së madhe kundër Real Madridit.

Sport

06/12/2021 20:17

‘Nerazzurrët’ udhëtojnë në Santiago Bernabeu për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve dhe po luajnë për vendin e parë kundër njerëzve të Carlo Ancelottit.

Por njerëzit e Simone Inzaghit kanë arritur të kualifikohen në fazën eleminuese, diçka që Luciano Spalletti dhe Antonio Conte nuk arritën ta bënin.

Perisic, megjithatë, nuk beson se shumë ka ndryshuar dhe theksoi se sistemi është i ngjashëm dhe lojtarët “e njohin mirë njëri-tjetrin” pas shumë vitesh së bashku.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ne luajmë me të njëjtin sistem dhe e kemi njohur njëri-tjetrin për shumë vite,” tha Perisic në një konferencë për shtyp. “Forma është gjithmonë e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar përveç faktit që ne dolëm më mirë në Ligën e Kampionëve.

“Këtë vit ne e merituam të kalonim, vitin e kaluar ishim afër.”

Marrëveshja e Perisic skadon në qershor 2022 dhe kroati u pyet për të ardhmen e tij te ‘Nerazzurri’.

“Dy vitet e fundit kanë qenë të mrekullueshme për mua,” tha ai. “Unë jam i uritur, si i gjithë ekipi dhe dua të fitoj.

“Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen, duhet të japim gjithçka dhe të mendojmë vetëm për të tashmen. Jam i fokusuar vetëm tek e nesërmja, ne duam të luajmë një lojë të mirë dhe të përfundojmë të parët.

“Kemi kohë dhe brenda dy javësh do të flasim, të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Perisic pranoi se ai pati vështirësi në fillimin e sezonit të kaluar për shkak të pozicionit të tij të ri në ekip, por ai u përshtat dhe ka pasur një kohë të suksesshme me zikaltrit.

Ish-lojtari i Bayern Munichut ka qenë mbresëlënës që kur Simone Inzaghi mori drejtimin, por ai nuk e di ende nëse ky është sezoni i tij më i mirë në klub.

“Vitin e kaluar ndryshova pozicionin tim, në fillim nuk ishte e lehtë,” tha ai. “Roli i ri është më i komplikuar për mendimin tim.

“Do të shohim vetëm në fund nëse do të jetë sezoni im më i mirë me Interin. Varet nëse fitojmë apo jo. Këtë verë pushova më shumë se zakonisht sepse kisha COVID në Kampionatin Evropian. Kam punuar shumë dhe jam duke u stërvitur shumë”, ka thënë ndër të tjerash anësori kroat. /Lajmi.net/