Përfundon votimi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, pritet vendimi për Abdixhikun
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët kanë votuar për të vendosur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë. Në këtë Kuvend morën pjesë 325 delegatë nga 355 sa ka gjithsej LDK-ja. Pjesëmarrja ishte më e lartë krahasuar me Kuvendin e Jashtëzakonshëm…
Lajme
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët kanë votuar për të vendosur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë.
Në këtë Kuvend morën pjesë 325 delegatë nga 355 sa ka gjithsej LDK-ja. Pjesëmarrja ishte më e lartë krahasuar me Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 31 janarit, kur në sallë ishin të pranishëm 303 delegatë dhe tentativa për shkarkimin e Abdixhikut nuk kaloi, transmeton lajmi.net.
Punimet e Kuvendit vazhduan me dyer të mbyllura për media pas përfundimit të fjalimit të Abdixhikut.
Gjatë adresimit të tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e këtij Kuvendi, duke e cilësuar të gabuar dhe të parakohshme. Ai tha se LDK-ja për herë të parë në historinë e saj po mblidhej jo për të zgjedhur, por për të rrëzuar një kryetar.
Pas përfundimit të votimit, pritet të publikohet rezultati i vendimmarrjes së delegatëve për të ardhmen e Abdixhikut në krye të LDK-së./lajmi.net/