Muhaxheri me akuza për kampin e Abdixhikut: Për 14 ditë i kanë thirrë në telefon kah 5-6 herë nënshkruesit
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dhënë një deklaratë, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës po voton për shkarkimin ose jo të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të kësaj partie. Muhaxheri ka thënë për “Debat Plus” se deri më tani procesi po shkon në rregull, derisa tha se aktualisht brenda sallës nuk ka presion. Siç…
Lajme
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dhënë një deklaratë, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës po voton për shkarkimin ose jo të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Muhaxheri ka thënë për “Debat Plus” se deri më tani procesi po shkon në rregull, derisa tha se aktualisht brenda sallës nuk ka presion.
Siç shtoi ai, kanë qenë 14 ditë për presion, ku sipas tij, nënshkruesit janë telefonuar “kah 5-6 herë”.
“Është e dyta dega e Pejës, pas degës së Prishtinës, kemi më së shumti delegatë. Tash është t’u votu po më duket Mitrovica. Po duket proces demokratik, qetë po votohet, po shkon shumë në rregull.
Këtu më jo, 14 ditë janë kanë me bo presion. Vet fakti që i kanë thirrë kah 5-6 herë nënshkruesit është diçka që tregon, pjesën tjetër ata folin më vonë, kur të kryhet ky proces”, ka thënë ai.