Përfundon takimi në mes të agjentëve të Gavit dhe Barcelonës – shumë shpejt kontrata e re

Ka përfunduar takimi në mes të agjentëve të Gavit dhe Barcelonës, në lidhje me nënshkrimin e kontratës së re të lojtarit.

Sport

06/05/2022 13:13

Siç raporton Fabrizio Romano, oferta e blaugranëve është mirëpritur nga agjetët e futbollistit, por ende janë disa detaje për t’u diskutuar.

Kontrata e mesfushorit skadon në verën e vitit 2023, me drejtuesit që nuk e kanë ndërmend ta lënë 18-vjeçarin të largohet nga “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Gavi është produkt i akademisë së Barçes të cilit iu ka dhënë mundësia të promovohet në La liga këtë sezon.

Ai ka dy gola dhe gjashtë asisite në 30 ndeshje në La liga. /Lajmi.net/