Përfundon pjesa e parë: Man City në avantazh të trefishtë ndaj Bournemouth

Manchester City është në avantazh të thellë ndaj Bournemouth. 3:0 është avantazhi i 45 minutave të parë në favor të ‘Citizens’. Gjatë gjithë pjesës së parë ekip më i mirë ishte ai i Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net. Manchester City kishte mjaft shanse në 45 minutat e para, ishte Gundogan që hapi serinë e gola, pasi…

Sport

13/08/2022 16:51

Manchester City është në avantazh të thellë ndaj Bournemouth.

3:0 është avantazhi i 45 minutave të parë në favor të ‘Citizens’.

Gjatë gjithë pjesës së parë ekip më i mirë ishte ai i Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.

Manchester City kishte mjaft shanse në 45 minutat e para, ishte Gundogan që hapi serinë e gola, pasi tundi rrjetën në minutën e 19` të ndeshjes, pas asistimit nga Haaland.

Në të 31` pas asistimit nga Foden, De Bruyne shënoi një gol mjaft të bukur.

Për 3:0 në pjesën e parë u përkujdes Foden, i cili shënoi gol në minutën e 37`.

Në anën tjetër mysafirët nuk arritën të rrezikonin portën e Ederson./Lajmi.net/