Përfundon pjesa e parë: Man City dhuron spektakël në ‘Etihad’, ‘gjunjëzon’ United

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Mançesterit. Man City janë duke avancuar 4:0 ndaj United, transmeton lajmi.net. Ndeshje më të mirë në 45 minutat e parë zhvilluan vendasit, duke shënuar katër herë. Që në start të përballjes ‘Citizens’ dhanë sinjale që do ketë spektakël. Në minutën e 8` i sakt u tregua Phil…

Sport

02/10/2022 15:49

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Mançesterit.

Man City janë duke avancuar 4:0 ndaj United, transmeton lajmi.net.

Ndeshje më të mirë në 45 minutat e parë zhvilluan vendasit, duke shënuar katër herë.

Që në start të përballjes ‘Citizens’ dhanë sinjale që do ketë spektakël.

Në minutën e 8` i sakt u tregua Phil Fode, i cili i dha epërsinë ekipit të Pep Guardiolës.

Por, ky ishte vetëm fillimi pasi City shënuan edhe tri herë.

Erling Haaland shënoi dy herë brenda katër minutash.

Kurse për 4:0 u përkujdes Phil Poden.

United në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e Ederson.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë si do jetë epilogu final i derbit të Mançesterit./Lajmi.net/