Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve gjysmëfinale të EL, këto janë rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve gjysmëfinale të Europe League.

Sport

06/05/2021 21:49

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale të Europa League, shkruan lajmi.net.

Në duelin e parë, Roma nisi furishëm ndeshjen ndaj Manchester United, ku “Giallorossët” patën disa raste të mira shënimi në pjesën e parë.

Në 10 minutat e para, Gianluca Mancini dhe Mkhitaryan patën dy raste të pastërta shënimi, por që dështuan të shënojnë.

Por, në skenë doli “El Matador”, i cili shënoi një gol të mirë për ti dhënë avantazhin skuadrës së Solskjaer. Ishte braziliani Fred, i cili dhuroi një asistim për Cavanin në min 39′.

Në duelin e dytë, Villareali në fakt po luan mirë dhe po duket një skuadër stabile në “Emirates” ku Arsenali po e ka të vështirë të shënojë gol.

Fat i keq për Emeryn ishte lëndimi i Chukwueze, i cili u lëndua në min 29’.

Rezultati i pjesës së parë, AS Roma 0-1 Manchester United dhe Arsenal 0-0 Villareal./Lajmi.net/