Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, LDK me më shumë vota
Ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Pejës nga zgjedhjet e së dielës. Në bazë të këtyre rezultateve LDK-ja prin me 39.89% të votave, kurse e dyta renditet AAK- me 20.87%. E treta në këtë komunë është Vetëvendosje me 20.64% dhe pas saj PDK me 10.82%./Lajmi.net/
