Përfundon ndeshja: Polonia fiton ndaj Uellsit në kuadër të Ligës së Kombëve
Ka përfunduar ndeshja e parë, që hapi siparin e edicionit të ri të Ligës së Kombëve, me fitoren e Polonisë ndaj Uellsit me rezultat 2-1.

Sport
Së pari në avantazh kaluan uellsianët me golin e Jonattan Williams, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, polakët nuk vonuan për vendosjen e baraspeshës me Jakob Kaminskin në minutën e 71’.
Goli i fitorës për skuadrën e Lewandowskit erdhi në minutën e 85, pas një tollovie në zonë me anë të Swiderskit. /Lajmi.net/