Përfundon ndeshja: Manchester City merr tri pikët e radhës, mposht 0-3 Wolvesin

Ka përfunduar ndeshja në mes të Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt, në kuadër të Premier League. Ndeshja e luajtur në “Mileniux Stadium” i takoi tërësisht skuadrës së Pep Guardiolas, të cilët e dominuan ndeshjen. Fillimisht, gol për “Qytetarët” realizoi Jack Grealish në minutën e parë të ndeshjes. Nuk vonoi shumë dhe topin në rrjetë e dërgoi…

Sport

17/09/2022 15:26

Ka përfunduar ndeshja në mes të Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt, në kuadër të Premier League.

Ndeshja e luajtur në “Mileniux Stadium” i takoi tërësisht skuadrës së Pep Guardiolas, të cilët e dominuan ndeshjen.

Fillimisht, gol për “Qytetarët” realizoi Jack Grealish në minutën e parë të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe topin në rrjetë e dërgoi edhe i përhershmi Erling Haaland (15’).

Goli i 11 për lojtarin në shtatë xhiro të Premier Leagues, teksa edhe skuadra vijon të shkëlqejë.

Për t’ua lehtësuar edhe më shumë fitoren mysafirëve u përkujdes Collins që u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë City realizoi edhe një herë me Phil Foden, pas një asistimi të De Bruyne.

Falë kësaj fitoreje, “Citizens” marrin pozitën e parë, të paktën përkohësisht, pasi kanë dy pikë më shumë se Arsenali dhe një ndeshje më shumë të luajtur. /Lajmi.net/