Përfundon mbyllja e kufirit kroato-hungarez

Punimet për ndërtimin nga Budapesti të një barriere kundër imigrantëve në kufirin kroato-hungarez kanë përfunduar dhe mbyllja efektive e kufirit varet vetëm nga një vendim politik, njoftoi sot një zëdhënës i Qeverisë hungareze.

Bota

15/10/2015 16:58

“Barriera e sigurisë përfundoi në kufirin kroato-hungarez, qeveria dhe autoritetet janë në gjendje për të mbyllur kufirin”, deklaroi ai në një konferencë shtypi duke nënvizuar se një vendim do të merret në ditët e ardhshme.