Përfundon bastisja tek banesa e Fatmir Shehollit, hetuesit dalin me numër të madh të dokumenteve
Pas disa orëve, ka përfunduar bastisja në banesën e analistit tanimë të arrestuar, Fatmir Sheholli. Sheholli u arrestua sot nga zyrtarët policorë në qendër të Prishtinës pas disa informacioneve që ishin siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Prokuroria Speciale konfirmoi se arrestimi i Shehollit ka të bëjë me veprën “Spiunazh”. “Pas zhvillimit hetimeve disa…

Lajme
Pas disa orëve, ka përfunduar bastisja në banesën e analistit tanimë të arrestuar, Fatmir Sheholli.
Sheholli u arrestua sot nga zyrtarët policorë në qendër të Prishtinës pas disa informacioneve që ishin siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Prokuroria Speciale konfirmoi se arrestimi i Shehollit ka të bëjë me veprën “Spiunazh”.
“Pas zhvillimit hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale”,thuhej në njoftim.
Në lidhje me arrestimin e tij u deklarua edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Nga banesa e Shehollit, hetuesit janë parë duke marrë prova të shumta, siç janë dokumentet./Lajmi.net/