Përfundojnë pjesët e para në 1/16 e Europa League, këto janë rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet ndërmjet, Braga-AS Roma, Real Sociedad-Man Utd dhe Wolfsberger AC-Tottenham Hotspur.

Sport

18/02/2021 19:47

 Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet e 1/16 në kuadër të Europa League, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen ndërmjet Bragas dhe Romës, “Giallorossët” kanë shkuar në pushime me avantazhin minimal të cilin ua dhuroi Edin Dzeko në min (5’).

Në ndeshjen ndërmjet Real Sociedad dhe Manchester United, ishte Marcus Rashford që asistoi për Bruno Fernandes në min (27’). “Red Devils” shkuan në pushime me avantazhin minimal.

Në ndeshjen ndërmjet Wolfsberger AC – Tottenham Hotspur, londinezët e patën të lehtë ku shkuan në pushime me një avantazh të thellë.

Fillimisht ishte Son-Heung Min në min (13’) i ndjekur nga Gareth Bale min (28’) dhe Lucas i cili shënoi në min (34’).

Ky është rezultati me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Braga 0-1 AS Roma, Real Sociedad 0-1 Man Utd, Wolfsberger FC 0-3 Tottenham Hotspur./Lajmi.net/