Përforcimet e Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka formuar një listë me emra të disa mbrojtësve, kandidatë për transferim në klub gjatë afatit kalimtar të verës. Ajo kryesohet nga Diego Godin.

Sport

27/05/2014 13:02

Mehdi Benatia nuk është i vetmi objektiv i Bayern Munichut, për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas France Football, së bashku me qendërmbrojtësin e Romës, trajneri Pep Guardiola ka përpiluar një listë që përmban edhe emra të tjerë të atyre që ai do të tentojë t’i sjellë në Allianz Arena.

I pari është Diego Godin, pjesëmarrës i një sezoni të jashtëzakonshëm me Atletico Madridin, kampion i Spanjës dhe finalist i Ligës së Kampionëve ku u mposht nga rivali i qytetit, Real Madrid.

Gjithnjë nga Spanja, Guardiola është i interesuar edhe për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Në fund, ish trajneri i Barcelonës është i interesuar edhe për mbrojtësin e krahut të gjigantit katalan, Martin Montoya, ndonëse futbollisti së fundmi ka vazhduar kontratën në Camp Nou.